Policia ka dhënë sërish detaje për grabitjen me armë zjarri në një argjendari në Suharekë, me ç’rast një polic u plagos, një tjetër u lëndua kurse u vodh ar në vlerë rreth 250 mijë euro.
Policia ka bërë se me të mbërritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të policisë. Ata kanë njoftuar se të dyshuarit ishin përveçse të armatosur, edhe të maskuar.
“Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vend ngjarje të dyshuarit kanë shtën me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit ,ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, ka bërë të ditur PK-ja.
Sipas policisë, gjatë ndjekies së të dyshuarve, të njëjtit kanë vendosur pengesa rrugës.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, thuhet në njoftim.
Për kapjen e katër të dyshuarve, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
“Ftojm gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojn policinë”, bëhet e ditur tutje.


















