Policia ka bërë të ditur se ka aktivizuar “Unazën e çeliktë”, pas grabitjes së armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë.
“Unaza e Çeliktë” sipas policisë është një plan operativ që i përfshin të gjitha njësitë në detyrë që të veprojnë në zbardhjen apo kapjen e kryerësve të veprave në raste të veçanta.
“Ky plan po zbatohet në rajonin e Prizrenit dhe në disa rajone tjera ku ne mendojmë se mund të gjenden të dyshuarit.”, ka thënë për lajmi.net Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

















