Hidhet granatë dore në Prizren, nëntë të lënduar

E publikuar: 22/11/2023 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me personin tjetër.

Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren, thotë se rasti ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Bytyqi tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë ende duke i kërkuar.

“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Bytyqi.