Molliqaj kritikon Abdixhikun e Krasniqin, kërkon ta tregojnë draftin për Asociacion

E publikuar: 09/11/2023 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Molliqaj

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka reaguar ashpër krerëve të partive opozitare. Memli Krasniqit të PDK-së e Lumir Abdixhikut të LDK-së, shkruan Insajderi.

Sipas tij Krasniqi dhe Abdixhiku janë bërë pjesë e lojës së kryeministrit, Albin Kurti për të mos treguar përmbajtjen e draftit të Asociacionit të propozuar nga BE dhe SHBA.

“Tregojeni draftin Lumir e Memli”, është fjalia me të cilën Molliqaj e ka nisur reagimin.

“Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Postimi i plotë :