Policia njofton se dje, në veri të Mitroviës një person është therrur me thikë.
Në vendin e ngjarjes, policia dhe prokuori gjithashtu kanë gjetur një revole dhe granatë dore. Rasti nga policia u cilësua si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ku edhe po zhvillohen hetimet e mëtejshme.
Sulmuesi gjendet në arrati ndërsa viktima është dërguar në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE
MitrovicË Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

















