Shqiptari deklaron për herë të parë: Demaçi kritikat për Rugovën i tha nga një gjendje e pakontrolluar si pasojë e diabetit
Para 13 min
Shqiptar Demaçi si asnjëherë më parë ka folur për figurat kyçe të politikës së Kosovës, babanë e tij, Adem Demaçin si dhe presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
Reklama
Si një doktor e kirurg tejet i njohur e i suksesshëm që është sot, Shqiptari për herë të parë ka bërë një konstatim rreth gjendjes së Demaçit kur dha para mediave deklaratën më bombastike të tij për presidentin Rugova.
“Secili njeri kujton që ajo ideja e tij është më e drejt e më e rregullt. Kritikat e caktuara [nga Demaçi] kanë qenë jo personale, por kritika të çështjes profesionale, kritika të orientimit të asaj kohe, kështu që nuk ka qenë asgjë aty personale. Aq më tepër më vonë që baba ka pasur probleme edhe me sheqer. Ky sheqeri është një gjendje që e bënë njeriun më të ndjeshëm, është neuropatia diabetike që quhet në mjekësi, do të thotë ia dobëson edhe nervat.
Reklama
Do të thotë se njeriu i cili ka sheqer nuk e ka atë inhibicionin në rregull me mat se çka po thotë, e thotë me të parën. Ai ka vuajt prej sheqerit. Bazamentin e njeriut nuk mund ta ndryshosh, por sheqeri është ai i cili e bënë njeriun mos të ketë atë inhibicionin që duhet me e pasë. Mes këtyre dy njerëzve absolutisht nuk ka pasur dashakeqësi. Deklaratat e mendimet e caktuara mund të jenë të çështjes profesionale. Vetë Ademi ka qenë pak viktimë e opinionit. Këto fjalë nuk janë ato të brendshmet e Ademit që ia thotë dikujt ashtu, nuk janë të fjalë të veta burimore, por më shumë fjalë të mbledhura të cilat me guxim i ka thënë, por i ka thënë në një gjendje kur e ka pas sheqerin”, ka thënë Shqiptari në një rrëfim të rrallë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.
Reklama
Ai po ashtu është shprehur i bindur se këto dy figura “në atë dynja ku janë, janë duke bë muhabet e duke ndejt, e duke na i ça hallet neve këndej, e duke qeshë me neve se qysh po përlahemi pa nevojë”.
Rrëfimi me të gjitha detajet: