Albin Kurti iu drejtua deputetëve të LDK-së dhe PDK-së duke ju thënë se nuk do të ishte në këtë pozitë në qoftëse s’do të kishte nënshkrim në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Kurti tha se Vuçiq po i kërkon deputetët që bëri marrëveshje në vitet e lartëpërmendura.
“Vuçiq po ju kërkon juve, po thotë se e don marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015. Po thotë se nuk don marrëveshje bazuar në dokumentin e draft-statutit të propozuar nga BE, po me atë që ja garanton marrëveshja e nënshkruar nga LDK.”.
Kurti tha se deputetët nuk kanë qenë me të as në kohën kur e kundërshtonte Zajednicën e as tani.




















