Sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

E publikuar: 02/11/2023 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim -FIT, sot do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Në media raportohet se protesta e tyre do të bëhet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.

Gjatë së mërkurës, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre. Ata thanë se nuk do të zbrapsen deri në realizimin e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka deklaruar se mbështetja për policinë nuk ka munguar.

Sipas tij të ardhurat e njësive speciale kanë shkuar deri në 2200 euro.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin shumën e 10 mijë eurove.