Investime milionëshe, rrugë të dobëta

29.03.2015 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Investime milionëshe, rrugë të dobëta

Ndërtimi i rrugëve në Kosovë nuk është realizuar sipas cilësisë së duhur dhe kjo ka bërë që të ketë riparime të shpeshta në rrjetin rrugor, konsiderojnë ekspertë të kësaj fushe.

Selman Buqolli, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se kompanitë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, nuk janë të specializuara sa duhet, të përfundojnë një rrugë me teknologji adekuate dhe me renditje të punës.

“Në qoftë se nuk bëhet mirë sanimi, atëherë vetëm po hidhenparatë në ‘baltë’ dhe pas dy tri vitesh prapë po duhet të riparohen. Kështu që nuk ka kontrolle të mira të mbikëqyrjes”.

“Nevojitet një përcjellje adekuate, një mbikëqyrje profesionale, me hulumtime në institute, për të arritur deri te rezultati”, thotë Buqolli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe profesori tjetër në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Esat Gashi, thotë se elementi i cilësisë është shumëdimensional, kështu që në Kosovë ka rrugë të ndërtuara mirë, por ka edhe shumë të dobëta.

Në përgjithësi, Gashi thotë se cilësia e ndërtimit të rrugëve lë hapësirë për të dëshiruar.

“Problemi qëndron prej planifikimit të dobët, projektimit të dobët, ekzekutimit të dobët dhe më problematikja që është mirëmbajtja e dobët. Të gjitha këto ‘lëngojnë’ dhe ka hapësirë për përmirësim”.

“Dhe jo vetëm mirëmbajtje verore dhe dimërore, sepse autoritetet janë të përqendruara vetën në mirëmbajtjen rutinore, mirëpo mirëmbajtja është pak më e thellë dhe më komplekse se sa mirëmbajtja rutinë”, thotë Gashi, duke shtuar se në Kosovë nuk ka kuadro të mjaftueshme të specializuara për ndërtimin e rrugëve.

Edhe përfaqësues të Shoqatës së kompanive për ndërtimin e rrugëve, pranojnë se viteve të fundit, në tregun e Kosovës kanë hyrë kompani joprofesionale.

Haziz Rysha, nga kjo shoqatë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Kosovë operojnë mbi 900 kompani për ndërtimin e rrugëve dhe siç thotë ai, jo të gjitha këto arrijnë të ndërtojnë rrugë cilësore.

Ai, madje, konsideron se edhe Ligji i Prokurimit mundëson funksionimin e tyre, pasi kriteret e kërkuara për realizimin e ndonjë projekti, janë shumë të ulëta.

“Unë besoj se një pjesë e kompanive, të cilat kanë qenë pas luftës, janë shumë profesionale, por me kalimin e kohës janë përfshirë edhe disa kompani që më së paku e meritojnë emrin kompani për ndërtimin e rrugëve”, shprehet Rysha.

Pavarësisht cilësisë së ndërtimit të rrugëve në programin e Ministrisë së Infrastrukturës për këtë vit janë 16 projekte, që kanë të bëjnë me ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugëve, vlera e të cilave arrin në 34 milionë euro.

Në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike të Ministrisë së Infrastrukturës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se vlera më e madhe e mjeteve – mbi 20 milionë euro – do të shpenzohen për rehabilitimin e rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë , pastaj 6 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në pjesën veriore, 1. 5 milionë euro për zgjerimin e rrugës magjistrale Komoran – Drenas- Skënderaj dhe një milion euro për rrugët në komunën e Gjilanit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj