AKP ende pa bord – shumë procese po ngecin

27.03.2015 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKP ende pa bord – shumë procese po ngecin

Mungesa e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për një kohë të gjatë ka lënë peng shumë vendime të procesit të privatizimit në Kosovë. Kuvendi i Kosovës që sipas ligjit emëron anëtarët e bordit të kësaj agjencie, ende nuk e ka venë në rend të ditës këtë çështje.

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se bordi i drejtorëve ka kompetenca të shumta dhe përgjegjësi të përgjithshme për aktivitetet e AKP-së.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, tregon se në mungesë të bordit janë shumë çështje të cilat nuk mund të procedohen.

“Bordi vendos për shpalljet e reja të valëve të shitjes, për shpërndarjen e mjeteve nga pjesa e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, për shpërndarjen e mjeteve nga procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, pastaj për bartjen e mjeteve tepricë në buxhetin e Kosovës, e shumë vendime tjera të përcaktuara me Ligj që janë në kompetencë të Bordit”, ka theksuar Kaloshi.

Ngërçi politik gjashtë mujor, që kishe vonuar themelimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të qershorit, ka bërë që në mungesë të legjislativit të shtyhet miratimi i shumë ligjeve dhe vendimeve të rëndësishme, përfshirë këtu edhe emërimin e drejtorëve të rinj të Bordit të AKP-së.

Kjo çështje nuk është zgjidhur as pas afër katër muajve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar, se gjatë muajit prill do të kompletohet bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Këtë deklaratë, kryeministri Mustafa e kishte bërë gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës, ku kishte pasur kërkesa nga kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari Lila, që të merren më shpejtë vendimet për disa ndërmarrje dhe për ndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara.

Sidoqoftë, mos kompletimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sipas ish ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, ka pasoja të mëdha për ekonominë e Kosovës.

Ai kujton shumë probleme që janë si pasojë e mungesës së këtij bordi.

“AKP-ja është në një situatë delikate. Në mungesë të bordit po ndodhin ngjarje që po kanë pasoja, po dëmtohet pasuria kombëtare, siç është procesi i Hotel Grandit, pastaj punëtorët e shumë ndërmarrjeve shoqërore janë në greva dhe shumë probleme tjera. Është për tu befasuar se si qeveria e re po neglizhon kompletimin e këtij bordi kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit”, thekson Shatri.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, tregon se agjencia i ka njoftuar me kohë institucionet vendimmarrëse për proceset që mbesin peng si pasojë e mungesës së bordit.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit shpreson që në një afat më të shpejtë të mundur të bëhen emërimet e drejtorëve të bordit në mënyrë që të kompletohet bordi dhe të ushtrojë mandatin e plotë ligjor”, shton Kaloshi.

Janë bërë më tepër se një dekadë që kur ka filluar raundi i parë i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.

Nga rreth 520 ndërmarrje shoqërore sa figurojnë të jenë në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit, deri më tani ka arritur të privatizojë shumicën prej tyre dhe është në proces të përmbylljes së likuidimit.

Nga këto privatizime, deri më tani janë grumbulluar në fondet e mirëbesimit rreth 600 milionë euro.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente