Konsumatorët e pambrojtur në Kosovë

15.03.2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konsumatorët e pambrojtur në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, qytetarët e Kosovës i gjen në një pozitë mjaft të pambrojtur. Përfaqësues të organizatave që merren me këtë çështje thonë se konsumatori në Kosovë, vazhdon të jetë i rrezikuar nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar që shumë herë mund të gjenden në treg.

Ata kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që të jenë më të vëmendshme karshi kësaj problematike dhe të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e jetës së qytetarit.

Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”,Selatin Kaçaniku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë flet për një gjendje jo të mirë sa i përket mbrojtjes së qytetarëve nga produktet e dyshimta në treg.

Nëse kemi parasysh aferat e fundit që u bënë për miell dhe grurë me cilësi të dyshimtë që thuhet se janë në tregun e Kosovës, dhe po ashtu për një numër të madh të produkteve tjera të dyshimta, të cilat janë zbuluar nga organizata jonë, mendoj se gjendja është tejet shqetësuese”, thotë ai.

Sipas Kaçanikut, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit nuk zbatohet as 40 për qind në Kosovë, dhe mos zbatimi i këtij ligji, thotë Kaçaniku,tregon rrezikun që konsumatori mund ta ketë.

Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.

Përveç Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010-2015.

Për produktet e dyshimta në tregun e Kosovës flasin edhe qytetarët, të cilët thonë se moskontrolli i duhur ka bërë që në treg të ketë artikuj të ndryshëm me afat të skaduar.

Nita Sinani, një qytetare nga Prishtina, tregon rastin kur ajo ishte helmuar nga një produkt me afat të skaduar, të cilin e kishte blerë në një nga marketetnë kryeqytet.

“Kam blerë një produkt me afat të skaduar dhe kam përfunduar te mjeku, nuk e di si ka ndodhur. Nuk e kam shikuar afatin pasi që ai produkte ishte në shitje. Mendoj se do të duhej të bëhej një kontroll më i madh i marketeve. Tani që nga ajo ditë unë jam më e kujdesshme kur blej produktet, çfarëdo qofshin ato”, thotë Nita.

Për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga produktet e dyshimta vepron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës. Kjo agjenci është autoriteti më i lartë për ushqim, i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e njerëzve duke siguruar nivel të lartë të sigurisë së ushqimit.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjenicisë së Veterinarisë dhe Ushiqimit në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se të gjitha produktet që hyjnë në tregun e Kosovës kontrollohen dhe se asnjë produkt i dyshimtë nuk lejohet të qarkullojë në treg.

Thaçi tregon se në rastet kur raportohet nga qytetarët se ne treg ka një produkt të dyshimit, inspektorët konfiskojnë atë produkt dhe e ndalin për qarkullim.

“Çdo ngarkesë që hyn në Kosovë i nënshtrohet kontrollit të inspektorëve përkatës dhe varësisht nga kontrolli dhe rezultati i analizave që dalin, atëherë vendoset që një produkt të dal në treg apo jo. Po ashtu, kemi planin nacional për kontroll, ku ushtrojmë kontroll gjithë prodhueseve dhe tregtuesve brenda vendit”, tregon Thaçi.

Sidoqoftë, viteve të fundit ka pasur dyshime në produkte të ndryshme, qoftë ato ushqimore apo higjienike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Oda Ekonomike: Bilanci tregtar i Kosovës përmirësohet me Greqinë, por mbeten deficite të larta me Poloninë dhe Arabinë Saudite

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën