Zogiani: Ka raporte ndërkombëtare se disa politikanë kanë përvetësuar shuma deri 80 milionë euro

E publikuar: 05/11/2019 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7 ku ka folur për zhvillimet gjatë bisedimeve të grupeve punuese të LDK’së dhe VV’së. Ai ka hedhur poshtë çdo situatë tjetër ku këto dy parti nuk udhëheqin me vendin.

“Është e sigurtë që LDK dhe VV do e krijojnë qeverinë”, tha ai.

“Ka pasur zëra të ndryshme dhe kundërshtim nga njerëz të caktuar. Por mediet duhet më shumë të merren me atë se çka do të bëjë qeveria, sepse për atë se a do të bëhet ajo kjo është punë e kryer”

Tutje, Zogiani si një ekspert i drejtësisë ka folur për ligjet që do i implementojnë nëse vijnë në pushtet ku ka thënë se vendi do të ketë ligjin anti-Mafia. Këtu si shembull e ka marrë një ligj të njejtë në Itali dhe Shqipëri.

Ai ka shtuar se politikanë të vendit kanë përvetësuar shuma të mëdha të parave që i kanë transferuar jashtë vendit.

“Ka raporte ndërkombëtare që hedhin dyshime mbi disa familje që kanë qarkulluar shuma të mëdha mbi 80 milionë euro”, thotë ai duke hedhur dyshime mbi disa politikanë të vendit që kanë veprimtari ekonomike të dyshimta.

“Këto janë raporte mbi dyshime që janë bërë nga raporte të ndryshme ndërkombëtare. Normalisht prej dyshimit deri tek hetimi dhe gjykimi është një ndryshim i madh dhe duhet një kohë e caktuar. Por po flas për hulumtime”

“Edhe këto ndërtime që po bëhen më së shumti kushtojnë një apo dy milionë. E di që kanë kompani ndërtimi familjarë të personave në pushtet. Sidomos kanë ndërtuar andej nga Rruga B.

“Por këto janë shuma të vogla. Pasi politikanët kanë bërë transfere në vende të largëta si Panamaja. Vende më të dobëta në sundim të ligjit”, shtoi ai./Express/