Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka prezantuar paktin prej 10 pikave që sipas tij do të jetë një hap konkret për luftimin e korrupsionit.
Veseli në konferencë tha se i bën thirrje të gjithë liderëve të partive politike që ta nënshkruajnë një pakt të tillë.
Ai thotë se njëra nga pikat e këtij pakti mund të materializohet këtë javë, që liderët e partive të mos fusin në lista zgjedhore askënd që ka aktakuzë për korrupsion.
Kryetari i PDK-së tha se shkak i korrupsionit të rinjtë po largohen nga Kosova.
“Korrupsioni një e keqe që duhet të luftohet për arsye se shumë të rinj po largohen nga vendi shumica e tyre për shkak të mundësive jo të barabarta”, ka thënë Veseli.
Veseli prezantoi paktin prej 10 pikave që është pakt kundër korrupsionit.
“Unë sot propozoj një hap te prekshëm, prezantoj paktin kundër korrupsionit. Për të luftuar korrupsionit duhet të vendosim një kod të ri etik.”, u shpreh Veseli.
Ai tha se njëra nga pikat e këtij pakti mund të materializohet këtë javë.
“Njëra prej tyre mund te materializohet qe këtë jave. Pastrojmë listat e kandidateve që kanë aktakuza për nepotizëm dhe korrupsion”, ka deklaruar kreu i PDK-së.
Veseli ka nënshkruar këtë pakt, duke i ftuar edhe liderët e partive tjera që ta nënshkruajnë.
“Unë iu bëj thirrje të gjithë liderëve për të nënshkruar këtë pakt. Unë do ta nënshkruaj këtë pakt dhe do jau dorërzoj partive politike”, tha Veseli./GazetaExpress/