Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka tejkaluar pritshmëritë sa i përket të hyrave.
“Nëse i referohemi realizimit të të hyrave për periudhën Janar-Korrik 2019, ATK ka mbledhur 297 milion euro, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur 10.9 % apo 29.1 milion euro më shumë. Ndërsa, vetëm për muajin Korrik janë tejkaluar planifikimet e parapara për 4.4 milion euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
ATK ka deklaruar se ky trend është si rezultat i zhvillimit të një mori aktivitetesh, në drejtim të përmbushjes vullnetare, luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, trajtimin e borxheve, si dhe veprime të tjera të cilat janë në prioritet të ATK-së.