Ramush Haradinaj premton “shpëtimin” e Telekomit, përmend edhe Z Mobile

E publikuar: 06/05/2019 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, me ç’rast ka premtuar se do ta mbështes këtë ndërmarrje publike.

Sipas një statusi në Facebook, Haradinaj tha se “Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”.

Takimi i shefit të qeverisë me të parin e Telekomit të Kosovës, vjen vetëm pak kohë, pasi Z Mobile, pronë e Blerim Devollit, ka paralajmëruar se do t’ia bllokoj llogaritë kësaj kompanie publike.

Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt:

Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës.