Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah çaktivizoi Twitterin dhe Instagram e tij. Këtë veprim e bëri pasi një cicërimë që publikoi shkaktoi konfuzion tek ndjekësit e tij.
Salah shkruante: “2019-ta: Ka ardhur koha të jemi të vërtetë.” Por ditën e Mërkure nëse kërkonit @MoSalah në Twitter nuk shfaqej asnjë rezultat.
Edhe pse ka pasur spekulime për imazhin e Salah si arsyeja kryesore e mbylljes së rrjeteve social, mbase ai thjeshtë kërkon të jetë më pak aktiv online.
Problemet e tij filluan kur një foto e yllit Egjiptian u shfaq në avionin e kombëtares Egjiptiane.
Sulmuesi i Liverpool kishte një marrëveshje me firmën rivale Vodafone duke krijuar konflikt. /PCWorld Albanian