Xiaomi me të vërtetë po punon në një telefon me ekran me palosje. Presidenti dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Lin Bin publikoi një video në Weibo.
Aty paraqitet një ekzekutiv i kompanisë duke përdorur në pajisje në madhësinë e një tableti.
Çudi ndodh kur ai palos dhe e përdor sikur të ishte një telefon i zakonshëm. Ndërfaqja automatikisht përshtatet në mesin e ekranit.
Për ta bërë të duket sa më tepër si një telefon Xiaomi ka vendosur një buton në krye të ekranit qendror për ndezjen e telefonit.
Në këtë mënyrë butoni është i arritshëm edhe kur përdoret si telefon.
Presidenti tha gjithashtu se është ende një prototip dhe duhet kohë përpara se të jetë i disponueshëm për konsumatorët.
Së fundi ai do të ketë dy emërtime të mundshme: Mi Dual Flex dhe Mi MIX Flex. /PCWorld Albanian