Autoritetet Franceze kanë gjobitur Google me 50 milion euro. Kompania nuk ka përmbushur dot obligimet e GDPR.
Gjoba është më e madhe dhënë për këtë rast dhe përbën precedent.
Autoritetet thonë se gjoba u vendos për shkak se kompania nuk u ka dhënë përdoruesve informacion të mjaftueshëm.
Informacioni mungonte jo vetëm për politikat e Google por edhe mënyrën sesi të kontrollohen informacionet.
Sipas GDPR, kompanitë duhet të marrin aprovimin e përdoruesve përpara se të grumbullojnë informacionet e tyre.
Edhe pse 50 milion euro duket një gjobë e madhe, është larg limiteve që lejon GDPR. Kompanitë që nuk përmbushin kriteret GDPR, mund të aplikohen gjoba deri në 4% të të ardhurave vjetore.
Imagjinoni të gjobitej maksimalisht një kompani si Google me 33.74 miliardë dollarë të ardhura vetëm tre mujorin e kaluar.
Gjoba do të ishte miliarda dollarë. /PCWorld Albanian