Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp doli jashtë funksioni për disa minuta rreth rreth 20:00 me orën tonë lokale.
Raportimet për probleme me dërgimin e mesazheve vinë nga mbarë bota por pjesa më e madhe tyre ishin nga Gjermania, Britania, SHBA dhe Brazili.
Të dy platformat, iOS dhe Android janë prekur gjithashtu edhe në desktop dhe versionin ueb të WhatsApp.
Ndryshe nga shërbime të ngjashme WhatsApp nuk ka një uebsajt që tregon për gjendjen e shërbimit dhe problemeve.
Edhe pse janë të rralla rastet kur WhatsApp është jashtë funksioni, edhe ndërprerja më e vogël mund të prekë miliona njerëz.
Problemet me aksesin kanë zgjatur mes orës 20:00 deri në 20:30 minuta.
Ato vinë në një kohë kur kompania ka nisur një fushatë kundër lajmeve të rreme në platformë.
Pak ditë më parë kufizoi numrin e përdoruesve tek të cilët mund të dërgoni një mesazh. /PCWorld Albanian