Duket sikur me çdo përditësim, aplikacioni telegram rrit numrin maksimal të anëtarëve të grupeve.
Dy vite më parë u prezantuan supergrupet me 10,000 anëtare ndërsa në 2017-ën shkoi në 30,000.
Sot me versionin 5.2 të Telegram Android dhe iOS grupet mund të përmbajnë deri në 200,000 anëtarë duke dyfishuar atë që ishte e lejueshme.
Moderatorët e grupeve do të kenë më shumë opsione. Tashmë është e mundur që moderatorët të ndalojnë disa formate skedarësh.
Ato mund të bllokojnë disa përdorues nga dërgimi i mesazheve
Së fundi një opsion i cili ka të bëjë me vetë përdoruesit është ai i fshirjes aksidentale të historikut të bisedave.
Telegram u jep pesë sekonda të anuloni fshirjen e historikut përpara se të humbet përgjithnjë.
Telegram në Android mund të shkarkohet nga Play Store dhe në iOS nga App Store. /PCWorld Albanian