Telefoni i shumëpritur Galaxy S10 ka një “surprizë” me ekranin

E publikuar: 22/01/2019 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Galaxy S10 do të ketë një kamër nën ekran dhe kjo nuk përbën surprizë. Dizajni i njohur si “punch-hole” debutoi me Galaxy A8s dhe do të jetë trendi i ri i Samsung për të zëvendësuar “notch” në Galaxy S10.

Megjithatë kjo nuk zgjidh problemin ku kamera zë hapësirë ekrani.

Por një patentë e re e kompanisë mund të çojë drejt një zgjidhjeje tjetër. LetGoDigital ka gjetur informacion rreth një patente të Samsung ku një ekran i dytë do të vendoset mbi kamerën duke mos penguar këtë fundit.

Mënyra sesi ky ekran do të funksionojë është paraqitur në ilustrimin e patentës mëposhtë.

Galaxy S10

Madje ekrani i dytë ka një unazë të kuqe kur kamera mund të përdoret dhe ngjyrë jeshile kur kamera mund të jetë funksionale.

Sipas të dhënave të patentës ekrani mund të përdoret për animacione dhe thjeshtë imazhe statike edhe pse do të ketë rezolucion më të ulët se ekrani kryesor.

Por a do të mbërrijë kjo risi tek Samsung Galaxy S10? Mbetet të presim. Në të vërtetë sikur ekrani të mbërrinte tek Galaxy S10 patenta do të ishte zbuluar më herët. Megjithatë është e mundur sepse në informacionin e saj thuhet se ekrani dytësor funksion me kamera “punch-hole.”

Mbase do të jetë risi vetëm e modelit më të shtrenjtë Galaxy S10X. /PCWorld Albanian