Prodhuesi i njohur i makinave elektrike është në telashe

E publikuar: 18/01/2019 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Premte Tesla tha se do të shkurtonte mijëra vende pune për të ulur kostot dhe rritur prodhimin e veturës Model 3.

Që nga fillesat e saj kompania ka dështuar të ruajë një fitim të qëndrueshëm.

Shefi ekzekutiv i kompanisë bëri të ditur se 7% e fuqisë punëtore do të shkurtohet.

Sipas Elon Musk po bëhet çdo ditë e më e vështirë për Teslan. Ajo e ka të pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale.

Ai tha se makinat Tesla ende janë shumë të shtrenjta për shumicën e njerëzve.

Kompania numëron 45,000 punonjës dhe 3,000 prej tyre do të largohen . /PCWorld Albanian