Gjermania është duke konsideruar mundësinë e bojkotimit të teknologjisë 5G të Huawei.
Berlini është duke elaboruar implementimin e masave të reja të sigurisë të cilat mund të bëhen shkak për bojkotimin e pajisjeve të Huawei për rrjetet 5G.
Shumë vende janë kthyer kundër gjigandit Kinez. Shtetet e Bashkuara u pasuan nga Australia, Britania, Japonia, Kanadaja, Norvegjia madje edhe komapani si Telekomi Britanik, Gjerman dhe ai Francez.
Kompania Kineze është numri 1 në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Huawei ka refuzuar pretendimet për përgjime të konsumatorëve.
Në Gjermani ka pasur zëra të cilat kanë hedhur poshtë mundësinë e një bojkotimi të Huawei.
Shtetet e Bashkuara ka nisur hetime ndaj Huawei të cilin e akuzojnë për vjedhje të sekreteve tregtare. /PCWorld Albanian