Themeluesi i Huawei tha ditën e Marte se autoritetet Kineze nuk kanë kërkuar asnjëherë kompanisë së tij të përgjojë klientët.
Ren Zhengfei duke folur për mediat e huaja në një intervistë të rrallë tha se Huawei nuk përbën kërcënim për asnjë vend e asnjë kompani.
Muajin e kaluar vajza e tij u arrestua nga autoritetet Kanadeze për tu lënë e lirë dy ditë më pas.
Aktualisht ajo kërkohet për tu ekstraduar në SHBA.
Numri një në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është vënë përballë një lumi akuzash nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.
Javën e kaluar një ekzekutiv u arrestua në Poloni ku autoritetet e akuzojnë për përgjim.
Huawei e ka pushuar nga puna dhe mohuar çdo aktivitet të tij të kryer gjatë kohës që ishte punonjës.
Themeluesi i Huawei ka qenë anëtar në Partinë Komuniste të Kinës dhe gjithashtu pjesë e Ushtrisë Popullore. /PCWorld Albanian