Navigimi mobil sot funksionon i gjithi me gjeste, me tërheqje nga poshtë lart e nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.
YouTube ka vendosur të adoptojë të njëjtën filozofi me aplikacionin mobil. Një përditësim i fundit i iOS u jep përdoruesve shansin për të parë videon e radhës duke tërhequr me gisht majtas ose djathas.
Duke tërhequr nga e majtas përdoruesit mund të rishohin videon dhe duke tërhequr nga e djathas mund të shohin videon e ardhshme.
Madje videoja që keni qenë duke parë në rastin kur tërhiqni nga e majta fillon aty ku e keni lënë.
Funksionet vlejnë në modalitetin portret por edhe landscape.
Me këto ndryshime YouTube shpreson se përdoruesit do të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacion.
Shumica e përdoruesve të YouTube vinë nga platformat mobile. YouTube nuk dha informacione se kur do të jenë të disponueshme në Android. /PCWorld Albanian