Pak javë më parë Apple tha se gjatë tre mujorit të fundit të 2018-ës të ardhurat do të bien në mënyra dramatike dhe Credit Suisse beson se ky trend nuk është ekskluzivitet vetëm i Apple.
Banka parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë tre mujorit të parë të 2019-ës.
Krahasuar me një vit më parë ka rënie të dukshme nga 334 milion njësi në 289 milion.
Sipas Business Insider, një analist i Credit Suisse tha se prodhimi i smartfonëve do të arrijë nivelin më të ulët që prej 2013-ës.
Kina ka qenë burimi kryesor i problemeve të Apple. Ekosistemi i kompanisë në Kinën e dominuar nga WeChat është shumë më pak i rëndësishëm.
Vetë Apple ka vendosur të rrisë besimin tek shërbimet dhe CEO Tim Cook ka thënë se më shumë shërbime po vinë në 2019-ën.
Rritja e kostove të smartfonëve premium si dhe rritja e cilësisë së tyre ka bërë që shumica e konsumatorëve të mbajnë telefonët për një kohë më të gjatë.
Për tre muajt e fundit të 2018-ës Credit Suisse ka parashikuar rënie me 3% në 357 milion njësi. /PCWorld Albanian