Bitmain, telashet shtohen ndërsa mbyll zyrën në Amsterdam

E publikuar: 14/01/2019 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telashet për gjigandit e gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain nuk kanë të mbaruar.

Pas largoi dhjetëra punonjës dhe pas dështimit të IPO-së, kompania do të përballet me më shumë vështirësi.

Sipas Coindesk thonë se Bitmain do të mbyllë zyrat në Amsterdam. Lëvizja është pjesë e një ristrukturimi të gjerë brenda kompanisë.

Kompania nuk ka dhënë detaje se kur do të mbyllet e as çfarë do të bëhet me punonjësit.

Bitmain Amsterdam është përgjegjëse për zhvillimin dhe mbështetjen e minierës BTC.com.

Ajo bëhet zyra e dytë që mbyllet nga kompania në dy muaj. Plani IPO-së është braktisur e madje edhe CEO i kompanisë pritet të japë dorëheqjen.

Pas këtyre telasheve fshihet rënia e tregut të monedhave kriptografike. /CryptoWorld.al