Kemi parë telefonë pafund me zmadhim optik 2x, një gjë e mundur falë një kamere sekondare. Por prodhuesi inovativ Kinez Oppo do të vendosë një standard të ri. Me zmadhimin optik 10x i cili nuk humb cilësinë e imazhit.
Telefoni me këtë kamër do të debutojë më 16 Janar shkruhet në ftesën e aktivitetit që do të mbajë për këtë ngjarje.
Pak javë më parë u spekulua se Oppo do të përdorte zmadhim optik 10x për modelet e ardhshme.
Dy vite më parë Oppo prezantoi teknologjinë e zmadhimit 5x në Kongresin Mobil Botëror por asnjëherë nuk u materializua.
Prandaj mbetet për tu parë nëse e njëjta situatë do të përsëritet me zmadhimin optik 10x. /PCWorld Albanian