Kur Apple tha gjatë sezonit të pushimeve se priste rënie të të ardhurave për tre mujorin e parë të 2019-ës investitorët dhe aksionerët u përqendruan tek lajmet negative.
Zhgënjimi i nga shitjet e dobëta të iPhone ishte keq i madh saqë tërhoqi një kompani të tërë drejt greminës.
Megjithatë pjesa tjetër e biznesit po shkon për mrekulli.
Sipas Tim Cook, të ardhurat jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19%. Këto të ardhura vinë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet.
Edhe pse Apple ende konsiderohet kompani hardueri, segmenti i shërbimeve si Apple Music, Apple Pay, iTunes dhe App Store janë shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës vitet e fundit.
Tashmë ato janë burimi i dytë i të ardhurave të kompanisë me 14%. Natyrisht iPhone qëndron në krye me 63% të të ardhurave ndërsa të ardhurat nga Mac dhe iPad kanë 10% dhe 7% respektivisht. /PCWorld Albanian