Candy Crush, lojtarët kanë shpenzuar 4.2 milion dollarë në ditë

E publikuar: 13/01/2019 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtarët e serive Candy Crush kanë shpenzuar mesatarisht 4.2 milion dollarë në ditë në 2018-ën sipas firmës analitike Sensor Tower.

Statistika përbën rritje me 6.5% krahasuar me 2017-ën. Të ardhurat totale të lojës për 2018-ën ishte 1.5 miliardë dollarë.

Candy Crush Saga u lançua në 2012-ën. Loja është falas për tu luajtur por që për kalimin e niveleve ofrohen ndihmesa me pagesë.

Ajo mbetet loja më popullore me 945 milionë dollarë të shpenzuara ndjekur nga Candy Crush Soda me 443 milion dollarë dhe Jelly Saga me 90 milion dollarë.

Në Tetor u lançua seria e re, Candy Crush Friends Saga duke gjeneruar 3 milion dollarë në vit. Gjatë 2018-ës u instalua 30 milion herë.

Po të krahasojmë me rivalin e King, Supercell bëri 1.4 miliardë dollarë në 2018-ën. Niantic Pokemon Go bëri 800 milion dollarë vetëm në 2018-ën ndërsa Fortnite 455 milion dollarë vetëm në iOS.

Seritë u luajtën nga 230 milion lojtarë të rinj në 2018-ën. /PCWorld Albanian