Në 1996 një grup studentësh në një institut Parizien Ecole centrale diskutuan nëse ekziston një mundësi për të transmetuar video në të gjithë kampusin e tyre. Kurioziteti i tyre shpejt u kthye në një projekt akademik dhe bëri gati rrugën për zhvillimin e VLC Media Player.
Në 23 vitet e fundit VLC ka qenë shpëtimi i shumë përdoruesve të cilët nuk gjenin dot një aplikacion për të luajtur formate video.
Pasi arriti 1 miliardë shkarkime në Maj të 2012-ës, sot tha se mbi 3 miliardë shkarkime të VLC janë realizuar në platforma të ndryshme.
Kompania pas aplikacioni mbetet një organizatë jofitimprurëse. Së bashku me këtë lajm, VLC sot lançoi një përditësim të vogël i cili shton mbështetjen për video HDR në AV1.
Por në muajt në vijim ka plane të mëdha si një përditësim madhor në Android dhe prezantimi i AirPlay ku përdoruesit mund të transmetojnë video nga telefonët Android në Apple TV. /PCWorld Albanian