Polonia ka arrestuar një punonjës Kinez të Huawei dhe një Polak të cilët besohet se janë përfshirë në përgjime raportoi media shtetërore e Polonisë.
Akuzat nuk janë të lidhura me kompaninë Kineze mësohet të ketë thënë një zyrtarë i lartë i policisë.
Agjencitë Amerikane të inteligjencës pretendojnë se Huawei është një kompani e lidhur me Pekinin. Ata thonë se përgjonte konsumatorët për llogari të regjimit Komunist.
Sot e ksaj dite asnjë provë nuk është zbuluar që implikon numrin një në botë të telekomunikacionit edhe pse shumë vende kanë zgjedhur ta bojkotojnë.
Policia ka kontrolluar zyrat e Huawei po ashtu edhe të operatorit Orange Poloska ku dy individët punonin respektivisht.
Në Dhjetor autoritetet Kanadeze arrestuan një tjetër shtetase Kineze. Bëhet fjalë për CFO-në e Huawei dhe vajzën e themeluesit Meng Wanzhou.
Ajo u la e lirë megjithatë tensionet me Kinës dhe Perëndimit janë shtuar ndjeshëm.
Të Mërkuren Norvegjia u bë vendi i fundit që bojkoton kompaninë Kineze dhe teknologjinë e saj 5G. /PCWorld Albanian