Vite më parë SanDisk prezantoi një kartë SD me kapacitet 1TB por që kurrë nuk u materializua.
Sot në CES Lexar bëri atë që SanDisk nuk mundi dot duke prezantuar një kartë që e presim prej këtij të fundit prej dy vitesh.
16 vite më parë Lexar ishte i pari që prezantoi kartë SD 16GB ndërsa sot një me 1TB.
Kompania thotë se ka shpejtësi leximi prej 95MB dhe shkrimi prej 70MB falë certifikimit V30/U3.
Karta do të kushtojë 499 dollarë ndërsa aktualisht kartat SD 512GB kushtojnë 300 dollarë. /PCWorld Albanian