Një javë pasi ndryshoi parashikimet për shitjet e tre mujorit të fundit të vitit, Apple ka reduktuar prodhimin e modeleve të reja të iPhone. Reduktimi me 10% do të aplikohet për tre mujorin e ardhshëm Janar-Mars raportoi Nikkei.
Kompania tha se shitjet e dobëta vinë si rezultat i rënies së kërkesës për iPhone në Kinë për shkak të luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve.
Por analistët thonë se shkaku kryesor është çmimi i lartë i iPhone të rinj.
Muajin e kaluar Apple kishte kërkuar nga furnizuesit të prodhojnë më pak njësi XS, XS Max dhe XR.
Kërkesa ishte bërë përpara se Apple të shkurtonte parashikimet.
Volumi i planifikuar i prodhimit për modelet e vjetra por edhe ato të reja është 40 milion deri në 43 milion njësi për periudhën Janar-Mars. Ishin parashikuar nga 47 milion deri në 48 milion. /PCWorld Albanian