Gjigandi Japonez GMO Internet publikoi muajin e kaluar një raport i cili thoshte se operacionet e gërmimit të monedhave kriptografike kanë shënuar rënie masive në të ardhura.
Më pas duke hedhur poshtë raportimet një mbyllje plotë të aktivitetit, firma zbuloi planet për të zhvendosur operacionet e gërmimit në një vend me kosto të ulët të elektricitetit.
“Do të ndryshojmë qendrën e minierave në një rajon që na mundëson energji me kosto më të ulët,” tha GMO.
Në raport thuhej se fitimi i GMO nga shpërblimet për gërmimin e Bitcoin ishte rritur nga 21 BTC në Dhjetor të 2017-ës në 528 BTC në Qershor të 2018-ës.
Kjo edhe për shkak të rënies së vlerës së bitcoin dhe ato që pësuan janë të ardhurat.
GMO hyri në biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike në Dhjetor të 2017-ës.
Vendimi ishte i duhuri për kompaninë të paktën për atë kohë kur një bitcoin këmbehej me 20,000 dollarë.
Fitimet ishin të larta dhe konkurrenca e GMO vuri në vështirësi edhe gjigandë si BitFury.
Shumë shpejtë hyri në biznesin e prodhimit të harduerëve për gërmim dhe prezantoi çipet e para 7-nanometër .
Tashmë konglomerati Japonez do të mbyllë këtë biznes. /CryptoWorld.al