Goli i parë i vitit vjen nga Jamie Vardy, shënon dhe fluturon pas shënimit

E publikuar: 01/01/2019 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi anglez Jamie Vardy e ka shënuar golin e parë për vitin 2019 në ndeshjen Everton – Leicester.

Kjo ishte edhe ndeshja e parë nga pesë ligat më të forta në botë, e fituar nga Leicester si mysafir me rezultat 1-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58-të.

Jamie Vardy . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Ai mori një top nga Ricardo Pereira dhe me një gjuajt të bukur në zonë shënoi për 1-0.

Ky ishte goli i shtatë për Vardyn këtë sezon.

Festa e Leicester Cityt . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Sot Liga Premier vjen me tri ndeshje.

Arsenal – Fulham dhe Cardiff City – Tottenham janë ndeshjet tjera që zhvillohen më vonë. /Telegrafi/