Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Fulham me rezultat 1-0.
Golin e parë për ‘topçinjtë’ e shënoi shqiptari Granit Xhaka.
Mesfushori pranoi një top në zonë dhe me një gjuajte të bukur nga afërisa la të shtangur portierin Rico.
Goli i Granit Xhaka. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
Arsenali po kërkon rehabilitimin nga humbja e thellë me Liverpoolin 5-1.
Skuadra e Unay Emery po luan futboll të matur dhe dominues.
Andre Schurrle e Granit Xhaka . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Nga minuta e parë në fushë është edhe Shkodran Mustafi.
Ky është goli i tretë i Xhakës këtë sezon. /Telegrafi/
#Xhaka Player of the Year 2019 #OneNilToTheArsenal 👊🔴 pic.twitter.com/MqOnpYqjua
— Jan (@ArsenalPoland) January 1, 2019


















