Chelsea ka gati ofertën për Callum Wilson

E publikuar: 29/12/2018 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gonzalo Higuain duket se do të qëndrojë te Milani pasi klubi italian nuk e ka lejuar largimin e tij drejt Chelseat.

Kësisoj skuadra londineze është dorëzuar për argjentinasin dhe tani po shikon alternativa tjera.

Gjashtë herë kampionët e Anglisë e kanë piketuar sulmuesin Callum Wilson për repartin ofensivë.

26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer ku ka shënuar tetë gola këtë edicion në Ligën Premier dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Callum Wilson . (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images)

Falë formës së mirë, Wilson ka marrë edhe ftesë nga Kombëtarja A e Anglisë.

E për ta bindur Bournemouthin të heqë dorë nga ylli i tyre, Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro.

Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga skuadra aktuale për t’iu bashkua një ekipi më të madh anglez.

Për Wilsonin interesim ka shprehur edhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/