Policia Britanike heq pajisjet e Huawei nga sistemet e komunikimit

E publikuar: 26/12/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telekomi Britanik konfirmoi se pajisjet e prodhuara nga Huawei do të hiqen nga sistemi i komunikimit të policisë dhe shërbimeve të tjera të emergjencës.

Lajmin vjen pak ditë pasi kompania tha se do të ndryshonte pajisjet kyçe të rrjeteve 3G dhe 4G.

Telekomi ka vendosur që pajisjet e Huawei të përdoren vetëm në rrjetet fundore deri tek konsumatori dhe nuk ka dhënë detaje rreth kësaj politike.

Shqetësimet e sigurisë rreth infrastrukturës së rrjeteve janë shtuar për Huawei ku disa vende kanë vendosur të refuzojnë teknologjinë e kompanisë nga SHBA në Australi.

Megjithatë ky refuzim ka edhe një kosto sepse do të shtyhet implementimi i 5G-së përtej afateve të parashikuara. /PCWorld Albanian