James Harden 47 pikë në fitoren e Rockets kundër Jazz

E publikuar: 18/12/2018 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Utah Jazz me rezultat 102:97.

“Raketat” i udhëhoqi drejt fitores së re basketbollisti më i mirë i ekipit dhe një ndër më të mirët në NBA, James Harden.

Ky i fundit pasi realizoi 50 pikë kundër skuadrës së Los Angeles Lakers, gjatë mbrëmjes së kaluar realizoi 47 pikë, shtoi edhe pesë asistime e gjashtë kërcimesh.

“Ai është lojtari më i mirë sulmues që kam parë ndonjëherë, seriozisht. Ai kontrollon topin, kërcen dhe mbledh topa në kush”, tha bashkëlojtari i Hardenit, Chris Paul, i cili realizoi nëntë pikë.

“Xhezerët” u drejtuan nga Donovan Mitchell me 23 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime gjersa Rudy Gorbert shtoi 18 pikë.

Pas kësaj, Rockets ka bilanc prej 15 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa për Jazz ishte pësimi i 17 kundrejt 14 triumfeve.

Ndryshe, Houston në takimin e radhës do të ballafaqohet me Washington Wizards gjersa Utah do të luajë kundër Golden State Warriors. /Telegrafi/