Ndërsa i afrohet debutimit të Samsung Galaxy S10-ës në fillim të 2019-ës, spekulimet dhe zërat rreth flagshipit të gjigandit Korean shtohen dita ditës.
Ditën e Marte një imazh i Galaxy S10-ës u publikua nga 91Mobiles.
Imazhi tregon një telefon me gjashtë kamera në total. Katër prej tyre gjenden në pjesën e pasme dhe dy në pjesën frontale.
Por detaji interesant është tek dy kamera ballore të cilat janë të shkëputura nga korniza e telefonit.
Një dizajn të tillë Samsung a ka paralajmëruar më parë dhe e quan Infinity-O ndërsa sot për herë të parë kemi një imazh i cili na tregon sesi do të ngjajë.
So… Let me start all over again… Now THIS IS (still) your very first and early look at the #Samsung #GalaxyS10 Plus! (updated official looking 5K renders + 360° video) on behalf of @91mobiles -> https://t.co/oED66jddR2 Cheers! 😙 pic.twitter.com/WSybUEuElf
— Steve H.McFly (@OnLeaks) December 4, 2018
Specifikat e tjera të përfolura të Galaxy S10-ës janë:
- Ekran 6.4-inç AMOLED
- Rezolucion Quad HD
- Skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran
- Version i ri ri “Face Unlock”
- Portë 3.5mm kufjesh
- Procesor Snapdragon 8150 ose Exynos 9820
- Bateri 3,700 mAh
Imazhet tregojnë telefonin në një ngjyrë blu e cila debutoi me Galaxy S9 dhe S9 Plus. /PCWorld Albanian