Chrome 71 përmirëson bllokuesin e reklamave

E publikuar: 06/12/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google publikoi Chrome 71 me në fokus rritjen e sigurisë. Përditësimet në këtë front janë disa por ne do të fokusohemi tek më i rëndësishmi, sistemin e ri të filtrimit të reklamave.


I lançuar në Nëntor, këtë muaj përditësimi përmirëson aftësinë e Chrome për të identifikuar uebsajtet me reklama agresive të cilat Google i konsideron abuzive.

Shfletuesi ka mbi 1 miliardë përdorues dhe është një platformë të cilën zhvilluesit duhet ta kenë në konsideratë.


Eksperienca abuzive janë rastet ku butonë të dizajnuar qëllimisht manipulojnë përdoruesit për ti klikuar duke gjeneruar të ardhura nga reklamimi.

Vitin e kaluar Google ju bashkua Koalicionit për Reklama më të Mira, një grup i cili vendos standardet e industrisë të cilat duhej të përmirësojnë eksperiencën me reklamat.

Shfletuesi është përditësuar edhe në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian