Drejt fundit të 2017-ës dhe fillimit të 2018-ës, adhuruesit e lojërave u ballafaquan me një problem të madh, çmimet e kartave grafike.
Arsyeja pas rritjes së çmimeve të kartave grafike ishte e thjeshtë: memoria e përdorur tek këto karta u shtrenjtuan nga boomi i monedhave kriptografike.
Pse? Sepse këto karta përdoreshin për të gërmuar monedhat kriptografike.
Vetë Nvidia e ka pranuar se gjatë kësaj periudhe të ardhurat u rritën ndjeshëm nga kriptomonedhat.
Përshembull Nvidia GeForce GTX 1080 Ti kushtonte për 700 dollarë dhe në Janar kishte shkuar në 1,200 dollarë.
Megjithatë me rënien e vlerës së monedhave kriptografike në muajt e fundit, interesi për to është zbehur dhe si rezultat kërkesa për karta grafika ka rënë ndjeshëm.
Nvidia GTX 1080 Ti është rikthyer në vlerën e saj të 700 dollarëve këtë muaj. /PCWorld Albanian