Microsoft ripublikon Përditësimin e Tetorit 2018

E publikuar: 13/10/2018 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar Microsoft tërhoqi Përditësimin e Tetorit 2018 pas një lumë kritikash në drejtim të kompanisë.


Një numër i konsiderueshëm përdoruesish raportuan se të dhënat e tyre në folderat Documents dhe Pictures ishin fshirë menjëherë pas instalimit të përditësimit.

Microsoft sot ripublikoi Përditësimin e Tetorit 2018 për insajderat e Windows përpara se ta lëshojë për të gjithë konsumatorët.


Kompania tha se fshirja e të dhënave ka ardhur si rezultat si një opsion të njohur si “Known Folder Redirection” dhe përdoruesit të cilët e kanë pasur të aktivizuar kanë vënë rene fshirje të dhënash.

Microsoft do të monitorojë feedbackun e këtij ndërtimi dhe do të jetë publikisht i disponueshëm vetëm pas verifikimeve të detajuara. /PCWorld Albanian