Kur po bëhet një muaj që nga lançimi i iOS 12, Apple ditën e sotme zbuloi shifrat zyrtare për publikun duke thënë se pas 23 ditësh iOS 12 është instaluar në 50% të pajisjeve.
Megjithatë iOS është shumë përpara rivalit Android kur flitet për adoptimin e versioneve të fundit.
Të dhënat e fundit janë të bazuar në datën 10 Tetor.
Nga ana tjetër iOS 11 arriti në 85% pak javë përpara se iOS 12 të lançohej.
Nëse e krahasojmë me Android, versioni 8.0 Oreo ishte instaluar në 15% të pajisjeve thuajse një vit nga debutimi.
Në raportin e fundit të datës 28 Shtator vetëm 19.2% e përdoruesve kishin instaluar Oreo.
Ndërsa shpejtësia e përditësimit në versionet e fundit të iOS është një fakt, ajo që mbetet për tu parë është ecuria e tyre në vitet e fundit.
iOS 10 arriti 54% bazë instalimi pas një muaji, ndërsa iOS 11 në 52% në një muaj e gjysmë gati.
Nisur nga këto rezultate mësojmë se iOS 12 është një prej versioneve me adoptimin më të shpejtë të viteve të fundit.