Barcelona në sulm për Skriniarin, ofertë prej 85 milionë euro

E publikuar: 01/10/2018 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona e ka të dëmtuar Samuel Umtitin, ndërsa është vënë në alarm për të kërkuar zëvendësim për të. 

Mediat spanjolle dhe ato italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit katalanuas po përgatisin një ofertë prej 85 milionë eurosh, për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.

Drejtuesit e Barcelonës e donin Skriniarin edhe gjatë verës, duke ofruar 60 milionë euro, që u refuzuan nga klubi zikaltër.

Milan Skriniar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ai shihej si lider i së ardhmes në repartit e mbrojtjes.

Sipas SME, Ernesto Valverde është i shqetësuar për mungesën e mbrojtësit, sidomos pas lëndimit të Samuel Umtiti.

Skriniar, lider te Interi . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Ndryshimi në rregulloren e Ligës së Kampionëve do të bënte që Skriniar edhe nëse transferohet te Barcelona në janar dot ë mund të luante me rregullat e reja edhe pse ka luajtur me Interin në fazën e grupeve.

Me lojtarin ka qenë i lidhur edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/