Lidhja Demokratike e Kosovës mundet me propozu edhe Vjosa Osmanin për presidente, tha kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ai pas ofertës së LVV-së karshi PDK-së dhe LDK-së për të propozuar tri emra konsensual për president, tha se nëse kryeministri Albin Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në “atëherë munden me propozo emra, ku mundet me qenë edhe Vjosa Osmani”.
“Ne i kemi 15 vota për propozimin e LDK-së”, tha ai.
Sipas tij, Kurti përmes këtij oferte po dëshmon se nuk s’po mundet edhe pa PDK-në.


















