Peshkaqeni sulmon peshkatarin, derisa ai tentoi të shkëpuste atë nga grepi i tij (Video)

E publikuar: 15/03/2018 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peshkaqen u përpoq të kafshonte krahun e një peshkatari kur ai u përpoq të shkëpuste atë nga grepi i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë Tyler Manning, 35 vjeç, duke mbajtur grepin në të cilin ishte ngjitur bisha vdekjeprurëse.

Ai ngadalë e tërheq bishën në sipërfaqe ku karremi ishte i “kapur” për gojën e tij.

Dhe derisa peshkatari tentoi të këpuste “litarin”, peshkaqeni “fluturon” duke tentuar ta mbërthente krahun e tij.

Për fat të mirë, Tyler arrin të reagojë shpejtë dhe peshkaqeni largohet pa shkaktuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/