Irani ka pesë milionë alkoolistë

E publikuar: 01/03/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër ndalimit të alkoolit, në Iranin jetojnë pesë milionë alkoolistë, ku këtë shifër e bëri publike këtë javë deputeti Ali Afranshteh, njoftoi Agjencia iraniane e Lajmeve Tasnim, përcjell Telegrafi.

Për shkaqe fetare në Iran është e ndaluar si shitja ashtu edhe konsumimi i alkoolit dhe njerëzit që pinë alkool rrezikojnë të ndëshkohen me gjoba dhe në rast se përsërisin ‘mëkatin’ rrahën me kamxhik.

Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2016 iranianët për çdo vit pinë 60 milionë litra pije alkoolike. Në tregun e zi njerëzit mund të gjejnë lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, por me çmime të shtrenjta. Më lirë janë pijet alkoolike që prodhohen nëpër shtëpi private, mirëpo ka edhe biznese që verën apo pije të tjera me përqindje të lartë të alkoolit e sjellin direkt dhe fshehtas në shtëpi.

Shteti i Iranit ka 81 milionë banorë.