Atleti që ka bërë famë në YouTube, për hyrjen e fshehtë në shtëpinë e Big Brother, ka kaluar kësaj radhe sipër mbajtëseve të larta të urës Severn, për ‘të zënë lindjen e diellit’.
Së bashku me disa shokë, Ally Law është ngjitur sipër objektit që ndodhet në mes të Wales dhe Anglisë, ndërsa ka bërë fotografi derisa ndodhej në njërën nga kullat e larta 135 metra, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën mënyrë, 21-vjeçari ishte ngjitur edhe sipër një strukture ku lëvizin trenat e shpejta, ku ka ecur nëpër shirita të hollë pa asnjë pajisje mbrojtëse.
Policia nga Avon dhe Somerset, kanë shkuar pas të rinjve, që u dhanë ‘vërejtjen e fundit’ – por, nuk është bërë ndonjë arrestim.
“E kemi bërë për t’i zënë rrezet e mëngjesit. Ishte shumë bukur, çmendurisht ftohtë, por ura ishte e mahnitshme”, ka thënë Law.
Megjithëse kësaj radhe shpëtoi, këto veprime do të shqyrtohen nga forcat e rendin dhe mund të përfundoi së paku në mbajtje. Por, kjo nuk është asgjë për të, pasi është arrestuar më parë. /Telegrafi/